Një vajzë britanike e moshës 11-vjeçare është zhdukur gjatë pushimeve familjare në Qipro.
Phoebe Collorick është parë së fundmi mbrëmë rreth orës 18:40 në Agios Epiktitos, një fshat në veri të ishullit, transmeton portali arbresh.info.

Ajo kishte të veshura një palë xhinse të zeza, një xhup me një logo të zezë, dhe këpucë me katrorë bardhë e zi.
Policia lokale dhe Komisioni i Lartë Britanik kanë bërë thirrje për ndihmë nga të gjithë ata që kanë informata për vendndodhjen e saj.
Kurse familja ka kërkuar ndihmë edhe përmes rrjeteve sociale./Arbresh.info/
PDK kërkon të futet në rend dite draft-rezoluta për mbrojtje...
Deputeti i LDK-së kërkon afat shtesë për shqyrtimin e marrëv...
Policia e Kosovës zbulon laborator droge në Prizren, arresto...
Seanca plenare nis me kujtimin e demonstratave të pranverës ...
Kurti paralajmëron takime me opozitën për Presidentin
Begaj për personat me autizëm: Të bëjmë gjithçka që ata të j...