Paleontologët kanë njoftuar se kanë zbuluar një fosil të një krokodili që daton 10 deri në 12 milionë vjet që u zbulua në shkretëtirën e Perusë.
Fosili i krokodilit gavial, – apo peshkngrënës – krokodil që ishte i gjatë rreth 3 metra, u zbulua në fund të vitit 2023 në gjendje perfekte.
Fosili u gjet në shkretëtirën Okukahe, rreth 350 kilometra në jug të kryeqytetit, Lima.
“Kjo është hera e parë që gjejmë një të ri të kësaj specieje, pra ai nuk kishte arritur madhësinë maksimale. Ai vdiq para se të arrinte madhësinë maksimale”, tha paleontologu, Mario Gamarra në një konferencë për media.
Kafka dhe nofulla e këtyre specieve dallojnë nga krokodilët dhe aligatorët e ditëve të sotme, sipas Gamarras, i cili ka udhëhequr projektin për rikonstruktimin e fosilit.
“Ata kishin një hundë të zgjatur dhe ushqeheshin vetëm me peshk”, tha Gamarra.
“Specia më e afërt me këtë krokodil do të ishte krokodili indian gavial”, shtoi ai.
Zbulimi u bë bashkërisht nga Instituti Gjeologjik, Minieror dhe Metalurgjik i Perusë dhe shkolla La Union.
Shkretëtira Okukahe është e pasur me fosile, sikurse të balenave, delfinëve, peshkaqenëve dhe specieve të tjera të periudhës miocene – rreth 5 deri në 23 milionë vjet më parë – të cilat janë zbuluar më herët atje./rel
“Sllovakia nuk konsiderohet favorite” – Me...
“Shpresoj që kjo të mos jetë ndeshja më e madhe” ̵...
Pamjet e 24 marsit 1999 në Prishtinë, momenti që shënoi kthe...
Dy persona ndalohen në Leposaviq për kalim ilegal të kufirit...
Vdes një shtetas i huaj në QKUK, policia nis hetimet
Çmimet e naftës bien pas raportimeve se SHBA i ka dërguar Ir...