Policia italiane ka shkatërruar një rrjet të gjerë të spiunazhit kompjuterik, që prej vitesh mbante në përgjim mbi 18 mijë persona, mes tyre edhe zyrtarë të lartë të vendit.
Në pranga përfunduan 2 administratorë të rrjetit të përgjimeve. Ata janë Xhulio Okionero, 45 vjeç me profesion inxhinier bërthamore, dhe motra e tij Franceska Maria. Mbi ta rëndojnë një sërë akuzash lidhur me sekretin shtetëror dhe sigurinë kombëtare, raportojnë mediet italiane.
Përmes një virusi të quajtur “Syri i Piramidës”, dy të arrestuarit përgjonin prej vitesh figura të larta shtetërore, si ish-kryeministrat Mateo Renzi dhe Mario Monti, apo kreun e Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi. Në rrjetën e përgjimeve kanë rënë gjithashtu Banka e Italisë, dy dhomat e Kongresit italian, si edhe Guardia di Finanza.
Sipas autoriteteve italiane, inxhinier Xhulio Okionero është një figurë e njohur në botën e financës dhe është anëtar i vjetër grupimeve masone në Itali.
Analistët e krimeve kibernetike në vendin fqinj shprehen se rrjeti është shumë më i gjerë se dy të arrestuarit, pasi një veprimtari e tillë kërkon burime të mëdha.
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj