
GUARDIA DI FINANZA POSTO DI BLOCCO AUTOPATTUGLIA CONTROLLO CONTROLLI SORVEGLIANZA
Dy grupe kriminale janë vënë në pranga në Itali. Mediat në Itali bëjnë me dije se grupet kriminale që janë goditur, janë shumë të forta dhe i cilësojnë si një kartel droge.
Deri tani bëhet me dije se operacioni i autoriteteve të vendit fqinj është zhvilluar në zonën e Katanias dhe në pranga kanë rënë disa shqiptarë dhe disa kolumbianë.
Dy grupet kriminale kanë trafikuar sasi të mëdha droge, dhe gjatë hetimeve policia ka arritur që të sekuestroje një sasi prej 365 kilogram marijuanë dhe kokainë.
Në total janë 13 persona që janë vënë në pranga, por ende nuk dihen identitet e tyre. Operacioni i koduar “Cocorito”, ka nisur disa kohë më parë por është finalizuar mëngjesin e sotëm.
Arrestimet e 13 të dyshuarve janë kryer pas një urdhër ndalimi të lëshuar nga Gjykata e Katanias, pas kërkesës së bërë nga Drejtoria e Qarkut Anti-Mafia të Katanias./tvklan.al/
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...