Gruaja e udhëheqësit koreano-veriorë, ka bërë paraqitjen e saj të parë publike pas më shumë se një viti, shkruajnë mediat shtetërore.
Ri Sol-ju u shfaq me burrin e saj në një koncert gjatë të martës, për të shënuar ditëlindjen e babait të ndjerë të Kim dhe ish-udhëheqësit, Kim Jong-il, raporton BBC, transmeton portali arbresh.info
Ri shpesh e ka shoqëruar burrin e saj në ngjarje të mëdha, por që nga janari i vitit të kaluar ajo nuk ishte parë dhe mungesa e saj ngjalli spekulime mbi shëndetin e saj, ose një shtatzëni të mundshme.

Sipas Rodong Sinmun, çifti hyri së bashku të martën në Teatrin e Artit Mansudae.
Shërbimi Informativ Kombëtar i Koresë së Jugut thuhet se u kishte thënë kongresmenëve dje se Ri po shmangte shfaqjen në publik për shkak të shqetësimeve mbi Covid-19 dhe mund të ketë qenë duke kaluar kohë me fëmijët e saj.
Koreja e Veriut nuk ka raportuar zyrtarisht ndonjë rast Covid-19 – megjithëse ekspertët thonë se kjo nuk ka gjasa./arbresh.info/
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...
Përcaktohet orari i ‘Final Four’ të Kupës së Kosovës
Nesër mblidhet kryesia e Kuvendit, këto pika diskutohen
Kurti emëron ambasadorin Bajrami si kryenegociator në dialog...
Remzie Osmani arrin shifër të ‘çmendur’ në Spotify
Gjesti paralajmëron rikthimin e fuqishëm, pozon krahë Gimbos