Një sherr masiv ka ndodhur mes shqiptarëve dhe italianëve mbrëmjen e së premtes në një pikë fast-foodi të Mc Donald’s në Prato për shkaqe krejt banale.
Mediat italiane raportojnë se shkak është bërë një cigare. Një 20 vjeçar shqiptar me banim në Montemurlo, i cili ishte klient në fast-food i ka kërkuar një cigare një punëtori të fast-foodit.
Ky i fundit i është përgjigjur negativisht, duke i thënë se i kishte konsumuar dhe nuk kishte më. Kaq ka mjaftuar që të nisë debati mes tyre deri në fyerje dhe më pas përplasje fizike.
Në ndihmë të shqiptarit kanë shkuar dhe dy shokët e tij që e shoqëronin. Sherrit i janë bashkuar dhe punëtorët e tjerë në ndihmë të kolegut të tyre.
Ndërsa një vajzë kliente e gjendur në vendin e gabuar ka ngrënë një shishe kokës.
Bilanci përfundimtar, 6 persona në urgjencën e spitalit. Tre shqiptarë dhe tre punonjës të Mc Donald’s.
Ushtarët amerikanë të KFOR-it zhvillojnë trajnim të speciali...
Erdogan: Turqia po bën çmos për të parandaluar konfliktin SH...
Liverpooli mund ta shkëmbejë Mac Allisterin me yllin e mesfu...
Nesër seanca për buxhetin e Prishtinës
Leonora Jakupit ‘ia thyejnë’ hajnat shtëpinë
Emir Sahiti realizon dy gola në fitoren e Maccabi Tel Avivit