Shërbimi i sigurisë së brendshme të Izraelit, Shin Bet, paralajmëroi të enjten se rritja e sulmeve nga kolonët e paligjshëm izraelitë ndaj palestinezëve dhe pronës së tyre në Bregun Perëndimor të pushtuar mund të çojë në një kolaps të sigurisë kombëtare.
Paralajmërimi erdhi në një mesazh të dërguar nga drejtori i Shin Bet, Ronen Bar, kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, sipas Channel 12 të Izraelit.
Në mesazh, Bar paralajmëroi se ” krimet në rritje të kryera nga kolonët në Bregun Perëndimor do të çojnë në një shpërthim dhune dhe gjakderdhje të mëtejshme midis të dy palëve, duke shkaktuar përfundimisht një kolaps të sigurisë kombëtare në Izrael”, raportoi ai.
Duke reaguar ndaj kësaj, lideri i opozitës izraelite Yair Lapid i përshkroi komentet e Barit si “një paralajmërim përfundimtar kundër fatkeqësisë së ardhshme”.
Osmani në mbështetje të fëmijëve me autizëm: Meritojnë mirëk...
Deputetët e PDK, LDK, AAK thërrasin mbledhje të komisionit p...
“Shqipëria gëzon respekt në arenën ndërkombëtare”, Rama: 1.5...
Pas presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, largohet...
Konjufca takon Malajn, theksohet koordinimi i përbashkët në ...
Tërmet i fuqishëm godet Indonezinë, një person mbetet i vdek...