Shërbimi Detar i Spanjës tha se kishte shpëtuar 24 emigrantë pranë Ishujve Kanare në brigjet veriperëndimore të Afrikës.
Megjithatë autoritetet spanjolle ende po kërkojnë 53 persona, në dy anije me emigrantë të raportuara të zhdukura.
Shërbimi i Marinës u dërgua të mërkurën në mëngjes për të kërkuar varka me emigrantë, por moti i keq e vështirësoi kërkimin.
Midis 24 emigrantëve të shpëtuar ishin nëntë gra dhe një fëmijë, tha Shërbimi i Urgjencës së Ishujve Kanare në llogarinë në Twitter.
Kalimi vdekjeprurës midis Afrikës veriperëndimore dhe Ishujve Kanare është bërë gjithnjë e më i popullarizuar për emigrantët, që përpiqen të arrijnë në tokën evropiane.
Më shumë se 1.000 emigrantë arritën në Ishujt Kanare nga 1 janari deri më 15 shkurt, krahasuar me 66 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas ministrisë së Brendshme të Spanjës. Të paktën 210 njerëz u zhdukën gjatë këtij rrugëtimi, tha Organizata Ndërkombëtare për Migrimin.
KQZ sot mban mbledhje për organizimin e zgjedhjeve të reja
Dita e Punëtorëve/ Sot protestohet në Prishtinë
Parashikimi i motit për sot
Alarmi në BE: Po pakësohen rezervat e karburantit për avionë...
Nottingham Forest triumfon ndaj Villas, fiton edhe Braga
Kongresmeni Torres me rezolutë kërkon që trupat amerikane të...