Belgjika ka shënuar përvjetorin e parë të sulmeve vetëvrasëse në aeroportin e Brukselit dhe sistemin nëntokësor, ku mbetën 32 persona të vrarë.
Më shumë se 300 persona janë plagosur në këto sulme, përgjegjësinë të cilave e mori Shteti Islamik, transmeton portali arbresh.info.
Mbreti Philippe, bashkë me mbretëreshën Mathilde dhe kryeministrin Charles Michel mbajtën një minutë heshtje në nderim të viktimave në aeroportin Zaventem.
Përkujtimet u zhvilluan edhe në stacionin nëntokësor të Maelbeek.
Gjashtëmbëdhjetë persona vdiqën në çdo vend të sulmuar./Arbresh.info
Rama: Shqipëria po mbyll kapitullin e krimit të organizuar
Tërmeti me magnitudë 6.2 ballë godet Japoninë
Çitaku: PDK respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, vendi...
Juventusi i uron fat Edon Zhegrovës në prag të ndeshjes me S...
Kurti kujton viktimat e masakrave të 26 marsit 1999: Të vihe...
Rey Manaj: Hajde çuna na bëni krenar sonte