Një urë e gjatë 150 metra e ndërtuar me dru dhe çelik u shemb në orët e para të mëngjesit në Norvegji, duke bllokuar në mes të saj një kamion dhe një makinë.
Policia shkoi menjëherë në vendngjarja dhe iu erdhi në ndihmë dy shoferëve që ishin bllokuar në lumin Gudbrandsdalslaagen. Të dy janë në gjendje të mirë shëndetësore, raportojnë mediat e huaja.

Ura 150 metërshe ishte përuruar vetëm 10 vite më parë dhe sipas kryebashkiakut të rajonit duhet të ishte e qëndrueshme. Ai premtoi se një hetim do të hapet për zbulimin e shkaqeve të shembjes së saj. /arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...