Njëzet e tre persona kanë vdekur si pasojë e shembjes së një pjese të sallës së dasmave në Raxhastan të Indisë, raporton Times of India.
Sipas raportimeve, ekipet e shpëtimit janë në lëvizje të plotë, transmeton portali arbresh.info. Rreth 28 persona janë lënduar me këtë rast, thuhet se disa të lënduar janë në gjendje të rëndë.
“Ndërtesa është shembur për shkak të stuhisë së pluhurit dhe njerëzit kanë mbetur të bllokuar në rrënoja. Disa vendas të informuar rreth incidentit dhe një ekip shpëtimi nxituan në vend”, ka thënë Alok Vashishth, inspektor i policisë./Arbresh.info
Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmon, do të përgjigjem...
Rritet çmimi i arit dhe naftës
Një i ri nga Kosova raportohet se ka vdekur në vendin e punë...
Shqipëria dorëzon Instrumentin e Ratifikimit për Kartën e Bo...
Katër vjetori i nisjes së luftës: Kurti pret në takim ukrain...
Komandanti i KFOR-it: Nuk ka vendim për reduktimin e trupave...