Tetë minatorë u shpëtuan dhe 21 të tjerë kanë mbetur të bllokuar në një minierë qymyri që u shemb në rajonin veriperëndimor të Kinës, Xinjiang.
Një pjesë e minierës u shemb duke çuar në ndërprerje të energjisë menjëherë pas orës 6 pasdite (ora lokale) të shtunën, kur 29 minatorë po punonin në minierën që gjendet në qarkun Hutubi të Xinjiang.
Në një raportim tjetër, një medium tha se 12 nga minatorët që mbeten të bllokuar janë lokalizuar deri të dielën dhe pritet të shpëtohen, ndërsa nëntë punëtorë të tjerë nuk dihet se ku gjenden.
Minierat kineze janë ndër minierat më të rrezikshme në botë, raporton CNN.
Rreth 10 minatorë u konfirmuan të vdekur në janar, pas shpërthimi në një minierë në provincën bregdetare të Kinës, Shandong.
Lidhur me rastin aktual, mediet shtetërore thanë të dielën se përpjekjet e shpëtimit në minierën e Xinjiang ishin duke vazhduar.
Si ushqehen astronautët në hapësirë? NASA ndan pamje
Trump: Falënderimi i takon Allahut, e marta “ditë ferri” për...
Ambasada e SHBA-së: Pashkë të gëzueshme dhe të bekuara për t...
Pashkë në hije lufte/ Papa Leoni XIV: Të mos paralizohemi ng...
Vuçiq: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit...
Mishetiq dorëzon dosjen finale, kërkon lirimin e Thaçit nga ...