Parlamenti i Pakistanit e ka zgjedhur të dielën Shehbaz Sharifin si kryeministrin e ri të shtetit.
Kjo është hera e tij e dytë që ai e fiton këtë pozitë.
Shehbaz, kandidat i përbashkët i të paktën gjashtë partive politike, ka siguruar 201 vota në Parlamentin me 336 ulëse.
“Shehbaz Sharif është shpallur kryeministri i ri i Pakistanit”, ka thënë kryetari i Parlamentit Sardar Ayaz Sadiq.
Kandidati i përkrahur prej ish-kryeministrit Imran Khan i ka siguruar 92 vota.
NJë kandidati i duhen të paktën 169 vota për t’u zgjedhur kryeministër.
Shehbaz Sharif është udhëheqës i partisë Pakistan Muslim League-Naëaz (PML-N) dhe është vëllai i vogël i ish-kryeministrit Nawaz Sharif./rel
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...