
UN Secretary General Antonio Guterres delivers remarks during the Security Council meeting at the United Nations in New York City, U.S. January 10, 2017. REUTERS/Stephanie Keith
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit që të marrë më shumë masa për të parandaluar konfliktet.
“Kombet e Bashkuara janë krijuar për të parandaluar luftën dhe sot ky ligj është nën një kërcënim të madh”, tha Guterres në një fjalim në këshillin prej 15 anëtarësh, transmeton arbresh.info.
Guterres, ish-kryeministër i Portugalisë dhe ish-shefi i refugjatëve të OKB-së, tha se shumë mundësi për të parandaluar konfliktet janë humbur për shkak të mosbesimit mes shteteve dhe shqetësimeve mbi sovranitetin kombëtar.
“Shqetësimet e tilla janë të kuptueshme, në një botë ku pushteti i pabarabartë dhe parimet janë aplikuar në mënyrë selective. Në të vërtetë, parandalimi duhet të shërbeë për qëllime tjera politike”, tha ai.
“Në të kundërtën, parandalimi është shërbyer mirë nga shtetet e fuqishme sovrane, duke vepruar për të mirën e popullit të tyre,” tha ai.
Këshilli është bllokuar kryesisht në luftën gjashtë-vjeçare në Siri. Trupi ka qenë i ndarë edhe në qasjen e konfikteve të tjera si në Sudanin Jugor dhe Burundi./Arbresh.info
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj