Shefi i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg shprehu të dielën mirënjohje për mbështetjen e Turqisë në dërgimin e përforcimeve në Kosovë gjatë një takimi në Stamboll me presidentin e turk, Recep Tayyip Erdogan.
Duke folur për gazetarët pas takimit me dyer të mbyllura me Erdoganin në Pallatin Dolmabahçe, Stoltenberg tha: “Falenderoj Turqinë për dërgimin e përforcimeve në veri të Kosovës pas trazirave të fundit në rajon”, shkruan Anadolu Agancy, transmeton Arbresh.info.
Stoltenberg theksoi gjithashtu rëndësinë e mbështetjes së fortë të Turqisë për Ukrainën e goditur nga lufta, duke përfshirë arritjen e marrëveshjes së grurit të Detit të Zi dhe sigurimin që ajo të vazhdojë.
Të shtunën, Stoltenberg mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Erdoganit dhe shfrytëzoi rastin për ta uruar atë për rizgjedhjen e tij të dielën e kaluar dhe pjesëmarrjen e lartë të votuesve.
Dortmundi pranë rinovimit me Schlotterbeck, këtu përfshihet ...
27 vjet nga masakra në Celinë, Fortesë dhe Brestoc
U gjet i vdekur dy vjet më parë, varroset sot ish-ushtari i ...
Rama ndan pamjet: Muzetë dhe sitet arkeologjike të Shkodrës ...
26 vjet nga masakra në Krushë të Madhe
Investimet e huaja në Kosovë kalojnë 1 miliard euro në 2025