Administrata e Trump ‘i hedh ujë të ftohtë’ idesë për bisedime me Korenë Veriore.
Një diplomat i lartë i Koresë së Veriut tha se vendi i saj do të ishte i gatshëm të takohej me administratën Trump për negociata ‘në rrethana të duhura’, por pas një ditë ‘kjo shpresë’ u zbeh, pasi Koreja Veriore testoi një raketë të balistike, transmeton portali arbresh.info.
Në fillim të muajit, Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, hapi një derë për Korenë Veriore, kur tha se do të ‘ishte i nderuar’ të takonte liderin Kim Jong-un.
Por Nikki Haley, ambasadorja e SHBA-ne në OKB, ka deklaruar se ‘pas testimit të ri të raketave, janë mbyllur pothjuse të gjitha rrugët për bisedime’
“Kim nuk mund të ulet dhe të flasë për kushtet e tij, pa plotësuar njëherë kërkesat tonë”, ka shtuar ajo./Arbresh.info
Raporti vjetor i NATO-s: Rusia, kërcënimi më i madh për sigu...
Kurti: Kosova po forcon demokracinë dhe mirëqenien, renditet...
Haxhiu: Krusha ende flet me dhimbje, drejtësia për krimet nu...
LDK nesër mban konferencë për media
Ulet çmimi i naftës në Shqipëri
Sulm kibernetik ndaj Postës Shqiptare