Shtetet e Bashkuara kanë tejkaluar 30 milionë raste të koronavirusit që nga fillimi i pandemisë, sipas vlerësimeve të Universitetit Johns Hopkins.
Që nga ora 3 e mëngjesit, sipas kohës sonë lokale, të paktën 30,009,773 persona janë infektuar me koronavirus dhe 545,237 kanë ndërruar jetë në SHBA.
Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Distrikti i Kolumbisë dhe territore të tjera amerikan, si dhe raste të riatdhesuara, raporton cnn.
Ndryshe, të paktën 169,223,125 doza vaksinash janë shpërndarë dhe të paktën 107,060,274 doza totale janë administruar, sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Të paktën 85,472,166 njerëz kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës dhe të paktën 46,365,515 njerëz tani janë plotësisht të vaksinuar.
Roberto Carlos i nënshtrohet operacionit në zemër
Viti 2025: Mbi 2 mijë vjedhje të rënda në gjithë Kosovën, dh...
Policia serbe arreston dy shqiptarë në Merdarë
Viti i Ri arrin në Australi mes dhimbjesh për 15 viktimat e ...
Ndërrimi i motmoteve në kryeqytet, kjo është agjenda e aktiv...
Osmani viziton fëmijët në Klinikën e Pediatrisë në prag të V...