Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 389.865, prej të cilëve 4.401 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.
Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 227.089, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 23.379.158.
Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 13,82 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka shkuar në mbi 275,6 milionë.
Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 2,8 milionë raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 40.016 viktima.
Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 10,49 milionë raste dhe Brazili me mbi 8,19 milionë.
I dërguari i Trump në Grenlandë: Do të punoj që ishulli të b...
Specialja hedh poshtë kërkesën e Kadri Veselit për lirim të ...
Deklarim i rremë për ryshfet, arrestohet një person në Prish...
Rama reagon pas vdekjes së Shemit: Ishte imazh i gjallë i kr...
Kusari-Lila tregon arsyen e mungesës në fushatë: Babai im ës...
Vdes Shemi i grupit “Ilirët”