
Photo of an American Flag
Për herë të parë prej gati 50 vitesh, norma e papunësisë në SHBA ra në 3,6% në muajin prill duke shënuar një rënie me dy të dhjetat pikë përqindjeje në raport me muajin mars.
Krijimi i vendeve të punëve sërish ishte shumë i lartë me 263 000 duke tejkaluar ndjeshëm pritshmëritë e analistëve të cilët parashikuan për 200 000 vende të reja pune, sipas shifrave zyrtare të punësimit të publikuara sot nga Departamenti i Punës.
Kjo normë shumë e ulët e papunësisë që prej dhjetorit 1969, që ishte 3,5%, reflekton punësimin e konsoliduar në shumë sektorë, që variojnë nga shërbimet profesionale tek kompanitë e ndërtimit duke vijuar me shëndetësinë apo ndihmën sociale.
Një rënie e lehtë për të dytin muaj radhazi e shkallës së pjesëmarrjes në tregun e punës, e regjistruar nga 63% në muajin mars në 62,8% në prill, ndikoi disi në uljen e normës së të papunëve.
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...