SHBA ka akuzuar publikisht Rusinë për të parën herë, për dislokimin e një rakete kruiz në dhunim të marrëveshjes 30 vjeçare për kontrollin e armëve.
Zëvendës Shefi i shtabit të përgjithshëm, gjenerali Paul Selva, konfirmoi në Capitol Hill, dislokimin e raketës tokë ajër, që shkel thelbin dhe qëllimin e marrëveshjes së vitit 1987 për armët me rreze të mesme veprimi.
Komentet e Selvas, para komitetit të shërbimeve të armatosura në dhomën e përfaqësuesve në kongres, përbëjnë konfirmimin e parë publik të ushtrisë amerikane të raporteve të muajit të kaluar, që nënvizojnë se Rusia ka pozicionuar fshehtazi raketat kruiz.
Selva tha se dislokimi përbën një rrezik për pjesën më të madhe të bazave amerikane në Evropë. ai shtoi se lëvizja është një përpjekje e Rusisë për të kërcënuar NATO-n. Administrata e ish-presidentit Barak Obama, tha se raketa kruiz SSC-8 ishte testuar në 2014, duke shkelur marrëveshjen që ndalon SHBA-në dhe Rusinë të përdorin raketat me rreze të mesme veprimi në tokë.
Shkelja ishte diskutuar fillimisht me zyrtarët rusë në 2013, nga zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s, Rose Gottenmoeller, që asikohe ishte zyrtari më i lartë i departamentit të shtetit për kontrollin e armëve, në administratën Obama.
Pas disa vitesh frustrim, SHBA thirri një takim të një paneli të posaçëm të krijuar mbi marrëveshjen, për të trajtuar çështjen e armatimeve, nëntorin e kaluar në Gjenevë. Ky ishte i pari takim në 13 vjet i panelit që përfshin SHBA, Rusinë dhe ish republikat sovjetike të Bjellorusisë, Kazakistanit dhe Ukrainës.
Rusia mohoi të kishte shkelur marrëveshjen dhe në këmbim akuzoi SHBA-në për shkelje.
Pacolli ndan pamje nga një fluturim mbi Alpet zvicerane
Dy gjigantët evropian pas Leon Avdullahut
Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Glauk Konjufcës për he...
Vijojnë kërkimet për gjetjen e 31-vjeçarit në lumin Mazt, FS...
Edi Rama publikon pamje nga stërvitjet e ushtrisë me helikop...
E.K. nga Peja dënohet me tri vite burg dhe 800 euro gjobë pë...