Një rekord i amerikanëve kanë vdekur nga mbidoza e drogës vitin e kaluar, teksa Shtetet e Bashkuara janë përballur me pandemi të koronavirusit, kanë treguar të dhënat zyrtare.
Në total, vlerësohet se 93,331 amerikanë kanë vdekur nga mbidoza më 2020 – çka përbën rritje për 30 për qind për dallim nga viti paraprak.
Ekspertët besojnë se kjo rritje tregon sa vdekjeprurëse janë bërë drogat, si dhe për ndikimin e pandemisë në shoqëri.
Kjo rritje e numrit të viktimave është thënë të jetë pasojë e përdorimit të ilaçit fentanyl.
Ky opoiod i fuqishëm sintetik besohet se është rreth 50 herë më i fuqishëm sesa heroina.
Ekspertët besojnë se ky ilaç ka “helmuar” drogat tjera, pasi shitësit e drogës nëpër rrugë, i përziejnë substancat me të, për t’i bërë më të fuqishme.
Izolimi dhe ndjenjat e vetmisë përgjatë periudhës së pandemisë, është thënë të jenë fajtorë për rritjen e numrit të vdekjeve të lidhura me drogën.
“Ky është numri më i lartë i vdekjeve nga mbidoza, që është regjistruar në periudhë 12-mujore, dhe rritja më e madhe nga viti 1999”, ka thënë drejtorja e Institutit amerikan për abuzim me drogë, Nora Volkow.
Të dhënat e prezantuara të martën kanë treguar se rreth 250 vdekje nga mbidoza janë regjistruar çdo ditë, apo 11 brenda një ore./REL/
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...