SHBA- të kanë regjistruar më shumë se një milion raste të reja me Covid dhe zyrtarët deklaruan që piku është ende larg. Një rekord prej 1,080,211 rastesh u raportuan ditën e hënë sipas Universitetit Johns Hopkins. Shumica e personave janë të infektuar më variantin e ri Omicron.
Presidenti Joe Biden që po përballet me kritika për menaxhimin e situatës bëri thirrje që shkollat të rrinin hapur. Numri i vdekjeve dhe personave që kërkojnë ndihmë në spitale ka qenë i ulët në javët e fundit në Amerikë por numri i personave që kërkojnë ndihmë mjekësore po rritet raporton “BBC”. Këshilltari kryesor i pandemisë në SHBA Anthony Fauci deklaroi që rastet në vend po rriten në mënyrë vertikale dhe që piku mund të jetë javë larg.
Presidenti Biden pranoi të martën që ka pasur shqetësim dhe konfuzion për rritjen e rasteve, por përsëriti që shumica e personave që kërkojnë ndihmë në spitale ose që kanë humbur jetën prej Covid janë të pavaksinuar. Ai garantoi se ka vaksina për të gjithë qytetarët. Zoti Biden deklaroi se beson që shkollat duhet të rrinë hapur për shkak se fëmijët janë të sigurt ndërsa qëndrojnë në shkollë. / abcnews.al/
“Liria ka Emër” merr mbështetjen e Ali Ahmetit për marshin e...
Zelenskyy thotë se SHBA ka vendosur një afat deri në qershor...
MAPL-ja sqarohet mbi logot me motive serbe, në komunat verio...
Prishtina dhe Drita marrin nga tri pikë, barazojnë Drenica e...
Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, gjendet i...
Bordi i Paqes raportohet se do të mblidhet më 19 shkurt – ta...