Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, Mike Pompeo pritet të deklarojë se nuk do të zgjatet më e drejta me të cilën në sanksionet ndaj sektorit të naftës së Iranit ishin liruar 8 vende, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve të cilat bazohen në zyrtarët e lartë amerikanë, pritet që sekretari Pompeo ta deklarojë sot vendimin në fjalë.
Sipas kësaj pretendohet që Pompeo të deklarojë se nuk do të përjashtohen 8 vendet, të cilat më parë u liruan për një afat 180 ditor nga paketa e dytë e sanksioneve të SHBA-ve kundër Iranit, paketë kjo e cila hyri në fuqi më 5 nëntor 2018.
E drejta e përjashtimit përfundon më 2 maj
Me këtë vendim thuhet se nuk do të zgjatet më e drejta për Kinën, Indinë, Japoninë, Korenë e Jugut, Tajvanin, Turqinë, Italinë dhe Greqinë të cilat “ishin të përjashtuara më parë nga vendimi i SHBA-ve i cili vendosi sanksione në blerjen e naftës nga Irani” vendim ky që ishte i vlefshëm për një periudhë 180 ditore që përfundon më 2 maj.
SHBA-të këtë vendim e kanë marrë për të rritur edhe më shumë presionin mbi ekonominë e Iranit. Theksohet se Kina, India dhe Turqia janë vendet që zhvillojnë më së shumti tregtinë e naftës me Iranin.
Pas tërheqjes së njëanshme nga marrëveshja bërthamore me Iranin, Departamenti Amerikan i Thesarit vendosi në zbatim paketën e parë të sanksioneve për Iranin më 7 gusht 2018 dhe paketën e sanksioneve të fazës së dytë më 5 nëntor 2018.
SHBA-të, në paketën e sanksioneve kundër Iranit, përjashtuan nga sanksionet 8 vendet në fjalë lidhur me importet e naftës në një periudhë prej 180 ditësh.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...