Të paktën katër persona kanë humbur jetën si pasojë e motit të keq që ka përfshirë SHBA-në.
Erërat e forta dhe stuhitë e dëborës po prekin edhe pjesën veriore dhe furnizimi me energji elektrike është ndërprerë në 900,000 familje dhe biznese në të gjithë vendin.
Ndërprerjet e energjisë elektrike pritet të rriten në verilindje pasi erërat e forta dhe reshjet e dendura të shiut po prekin në pjesën më të madhe të rajonit.
“Mos e nënvlerësoni”, paralajmëroi guvernatori i Nju Xhersit, Phil Murphy në një intervistë për mediat lokale, duke e quajtur këtë stuhi të pazakontë.
Moti i keq ka prekur edhe trafikun ajror, pasi më shumë se 1,300 fluturime u anuluan dhe 8,600 u vonuan ditën e martë.
Përkeqësimi i kushteve të motit bëri që avioni i Zëvendës Presidentes Kamala Harris, të devijonte drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Dulles në shtetin e Virxhinias, në vend që të ulej në Maryland.
Ndërsa zonat juglindore u goditën nga tornado, veçanërisht Florida, ku guvernatori Ron De Sandis shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në 49 qarqe./Klan News
Përleshje mes dy të miturve në Pejë – Njëri theret me thikë,...
Të premten nis gjyqi i dytë ndaj Thaçit
Sulmohet me thikë një i mitur në Fushë Kosovë
Fushata kundër shpejtësisë së rrezikshme, policia ligjëron p...
Kylian Mbappé rrezikon të mungojë ndaj Benfica për shkak të ...
Mbi 3,200 persona lirohen pas amnistisë në Venezuelë