Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë të ditur se të gjitha programet e shkëmbimit ndërkombëtar do të ndalen për një periudhë 60-ditore për të ndihmuar luftimin e shpërthimit të koronavirusit, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Byroja e Çështjeve Arsimore dhe Kulturore (ECA) do të ndalojë përkohësisht të gjitha programet e financuara nga ECA”, thuhet në deklaratë, duke cituar si shkak koronavirusin.
Deklarata po ashtu theksoi se ka mundësi edhe për prolongime apo anulime shtesë.
Vendimi do të rishqyrtohet në 60 ditë dhe nëse rreziku i pandemisë vazhdon, një tjetër rishqyrtim do të bëhet çdo 30 ditë.
Nga masat e fundit të marra nga SHBA preket edhe programi veror Work & Travel, i cili u siguron studentëve të huaj një mundësi për të jetuar dhe punuar në SHBA gjatë verës.
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari