Sekretari i Shtetit, Antony Blinken ka thënë të dielën se SHBA-të janë duke punuar me aleatët e saj nga Evropa për të parë mundësinë e ndalimit të importeve të naftës ruse.
“Kur bëhet fjalë për naftën, naftën ruse, kam biseduar dje në telefon me presidentin por edhe me pjesëtarë të tjerë të kabinetit pikërisht rreth kësaj çështjeje”, ka deklaruar Blinken, raporton CNN.
Tutje, ai ka thënë se janë duke biseduar me aleatët evropian.
“Tani ne po bisedojmë me aleatët tonë evropian për të parë në mënyrë të koordinuar perspektivën e ndalimit të importit të naftës ruse duke u siguruar që ka ende një furnizim të përshtatshëm me naftë në tregjet botërore…Ky është një diskutim shumë aktiv edhe tani sa po flasim”, tha ai për CNN.
Tashmë SHBA ka vendosur një numër sanksionesh kundër Rusisë dhe presidentit të saj, Vladimir Putin, që prej kur Rusia filloi pushtimin e Ukrainës.
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari