Pak orë përpara se Presidenti amerikan, Donald Trump të vendosë për një përjashtim të përhershëm nga tarifat e reja të çelikut dhe aluminit të Bashkimit Evropian, ministri i tij i Tregtisë paralajmëroi se nëse BE do të hakmerret, do të ishte përgjegjës për çdo “përshkallëzim të tensioneve”.
“Ne nuk dëshirojmë një luftë tregtare”, deklaroi sekretari amerikan i Tregtisë, Wilbur Ross gjatë një interviste për gazetën franceze “Le Figaro”.
“Është në dorën e Bashkimit Evropian nëse do të vendosë të marrë masa ndëshkimi”, tha Ross.
Trump njoftoi vendosjen e tarifave prej 25% të importeve të çelikut dhe 10% të aluminit në muajin mars, duke argumentuar se industritë e SHBA-së në këtë sektor janë “tkurrur gjatë dekadave si rezultat i tregtisë së padrejtë”.
BE-ja ka deklaruar se nuk do të pranojë të negociojë nën presion dhe i ka dërguar Organizatës Botërore të Tregtisë një listë të produkteve të SHBA-së që mund të jenë subjekt i tarifave hakmarrëse. /KP/
Bashkëpunimi Kosovë–Japoni në fokus të takimit Maqedonci–Tan...
Vazhdon super spektakli i “Play-Off”-it të basketbollit
“Kosova po i afrohet një skenari të ngjashëm me Bullgarinë q...
KQZ kërkon 7 qershorin si datë të zgjedhjeve
Sekuestrohen mbi 120 mijë euro në Dheu i Bardhë, ndalohen ka...
Radoniqi: Kërkuam që zgjedhjet të mbahen sa më vonë, na duhe...