Një pacient i sëmurë nga kanceri, i zemëruar me mjekët në një spital në San Francisco, është arrestuar për planifikimin e vrasjes së tyre.
Dyshohet se mjekët e trajtonin pacientin si një ‘majmun laboratorik’, transmeton portali arbresh.info
Policia tha se Yue Chen, 58 vjeç, ishte armatosur me pistoleta, me maskë të bardhë prej gomë dhe përmes Google Maps kërkonte shtëpitë e tre mjekëve që po e trajtonin atë.
Chen, i cili po vuan nga kanceri, ka planifikuar të vrasë edhe veten, ka theksuar policia.
Në një letër të gjetur nga policia, ai kishte lënë arsyet e e vetëvrasjes, duke përfshirë edhe hakmarrjen ndaj mjekëve, për të cilët ka shkruar ‘se e trajtonin si kafshë’.
Gjatë kohës së misionit të tij hakmarrës, Chen humbi dhe u dyshua se u kthye në shtëpi kur u arrestua nga policia në autostradën 101 në San Jose. Familja e tij njoftoi se Chen ishte zhdukur më 31 maj dhe zyrtarët përgjegjës gjetën dëshmi të komplotit në shtëpinë e tij në Visalia./Arbresh.info

Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...