Një burrë ka hyrë në një spital të Oklahomës dhe hapi zjarr, duke vrarë 4 persona dhe duke plagosur 10 të tjerë, përpara se të vriste veten.
Vrasësi ishte një pacient i cili ankohej për dhimbje pasi së fundmi iu nënshtrua një operacioni në shpinë. Mes viktimave ka edhe dy mjekë, njëri prej të cilëve është ai që e kishte operuar.
Sulmuesi përdori një pushkë gjysmë automatike Ar-15 të blerë në të njëjtën ditë. Ai kishte njoftuar vazhdimisht klinikën për dhimbjet pas operacionit dhe kishte akuzuar mjekun e tij, Preston Phillips.
Policia tha se gjeti gjithashtu një letër nga vrasësi, e cila sqaron se si ai u kthye në klinikë me “qëllim për të vrarë Dr. Phillips dhe këdo që ishte në rrugën e tij”. Mes viktimave ka edhe një recepsionist dhe një pacient./A2CNN
Raporti vjetor i NATO-s: Rusia, kërcënimi më i madh për sigu...
Kurti: Kosova po forcon demokracinë dhe mirëqenien, renditet...
Haxhiu: Krusha ende flet me dhimbje, drejtësia për krimet nu...
LDK nesër mban konferencë për media
Ulet çmimi i naftës në Shqipëri
Sulm kibernetik ndaj Postës Shqiptare