Koordinatori i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, Brett McGurk, ka deklaruar se SHBA “nuk do të normalizojnë kurrë” marrëdhëniet me kreun e regjimit në Siri, Bashar al-Assad, transmeton Anadolu Agency.
Sipas lajmit të Middleeasteye, në një takim online me Fondacionin Carnegie për Paqen Ndërkombëtare, McGurk foli për çështjen e Sirisë.
Lidhur me normalizimin e marrëdhënieve me regjimin e al-Assadit në Lindjen e Mesme, McGurk tha se, “Ne nuk mbështesim normalizimin e marrëdhënieve me regjimin e al-Assadit. Ne nuk do t’i normalizojmë kurrë”.
McGurk, i cili nuk dha informacione nëse aleatët e SHBA-së po përpiqen të pengojnë përpjekjet për të rivendosur marrëdhëniet me al-Assadin, tha se vendet në fjalë “po përpiqen të mbrojnë dhe ruajnë interesat e tyre”.
Duke theksuar se duhet bërë një dallim midis marrëveshjeve të sigurisë së Sirisë me fqinjët e saj dhe bisedimeve të normalizimit, McGurk tha se, “Nëse Jordania dëshiron të ketë një diskutim për sigurinë kufitare me Sirinë, ne padyshim që nuk do të themi jo. Kjo është shumë e ndryshme nga normalizimi me regjimin e al-Assadit. Mendoj se duhet ta bëjmë këtë dallim gjatë këtyre bisedimeve”.
McGurk tha se megjithëse të drejtat e njeriut janë pika kryesore e politikave të presidentit amerikan, Joe Biden, ato nuk i lënë në hije çështjet e tjera të rëndësishme të sigurisë kombëtare.
Largimi i McGurk-it erdhi pasi disa senatorë i shkruan presidentit Biden se aleatët e SHBA-ve në Lindjen e Mesme po normalizojnë marrëdhëniet me al-Assadin.
Ndërkaq pati një tjetërsim politik në marrëdhëniet midis regjimit të al-Assadit dhe vendeve arabe pasi Liga Arabe pezulloi anëtarësimin e Sirisë më 12 tetor të vitit 2011 dhe bëri thirrje që ambasadorët arab të tërhiqen nga Damasku derisa regjimi i al-Assadit të përmbush me vendosmëri angazhimin e tij për mbrojtjen e plotë të civilëve. Megjithatë, në vitet e fundit janë ndërmarrë hapa për të përmirësuar marrëdhëniet midis regjimit të al-Assadit dhe disa vendeve arabe.
I pari nga hapat e ndërmarrë në këtë kontekst ishte rihapja e ambasadës së saj në Damask në dhjetor të vitit 2018 nga Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA).
Omani e ktheu ambasadorin e tij në Siri në tetor të vitit 2021, ndërsa Bahreini pas 10 viteve emëroi ambasadorin e tij të parë në këtë vend.
Ndërsa Mbreti Abdullah i Jordanisë së fundmi realizoi një bisedë telefonike me al-Assadin, ndërsa ministri i Punëve të Jashtme i EBA-s, Sheikh Abdullah bin Zayed, vizitoi Damaskun në nëntor të vitit 2021.
Zbulohet koncepti i pamjes së re të “NEWBORN” për 18 vjetori...
Marco Rubio pritet të takohet me Orban në Hungari
Noni Madueke thotë se tifozët e Arsenalit duhet të jenë të e...
OKB: Mbi 6 mijë të vrarë në tre ditë nga ofensiva e forcave ...
Moti në Shqipëri me vranësira të dendura dhe reshje shiu
Sot mbyllen deklaratat e mbrojtjes në procesin ndaj ish-krer...