Qeveria amerikane të mërkurën ka ngritur padi kundër dy spiunëve rusë dhe dy hakerëve, të cilët në vitin 2014 thuhet të kenë vjedhur llogaritë e 500 milionë përdoruesve të kompanisë Yahoo.
Këto akuza, të publikuara në konferencën për media në Uashington, janë akuzat e para zyrtare, të cilat Qeveria amerikane i ka nisur kundër zyrtarëve rusë për shkak të kriminalitetit kibernetik.
Hakerët rusë akuzohen se kanë hyrë në përmbajtjen e llogarive të 30 milionë shfrytëzuesve, ka njoftuar qeveria amerikane.
Të akuzuarit janë zyrtarë të FSB-së, agjencisë federale të sigurisë ruse, e cila është pasuese e KGB-së, Dmitrij Dokuçajev dhe Igor Sushçin, ndërsa janë përmendur edhe Aleksej Belan, i cili ndodhet në listën e kriminelëve më të kërkuar kibernetik dhe Karim Baratov nga Kazakistani me nënshtetësi kanadeze.
Ministria amerikane e Drejtësisë ka bërë të ditur se Baratov është arrestuar të martën në Kanada, dhe se me rastin e tij tash janë duke u marrë autoritetet kanadeze.
Belan është kapur në vitin 2013 në Evropë, por kishte ikur në Rusi para se të mund të ekstradohej në SHBA, ka njoftuar ministria amerikane.
Ndryshe, akuzat e sotme nuk kanë të bëjnë me hakimin e postës elektronike të Partisë Demokratike, e cila thuhet të ketë ndodhur gjatë kampanjës për zgjedhjet presidenciale 2016.
Begaj takon sipërmarrësit grekë: Shqipëria ofron një terren ...
Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim ...
Peci reagon pas intervistimit në Prokurorinë Speciale lidhur...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale në cilës...
Dyshime për manipulim votash në Obiliq, Prokuroria autorizon...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale