Administrata e presidentit Donald Trump ka urdhëruar diplomatët e SHBA-ve në të gjithë botën të ndalojnë përpunimin e vizave për shtetasit afganë, duke pezulluar në praktikë programin special të emigracionit për afganët që vetë Shtetet e Bashkuara ndihmuan të vihej në jetë, gjatë periudhës 20-vjeçare të prezencës amerikane në vend.
Sipas një letre të Departamentit të Shtetit të SHBA-ve, zyrtarët konsullorë janë udhëzuar të refuzojnë çdo aplikim për vizë emigracioni ose jo-emigracioni nga shtetasit afganë, përfshirë ata që aplikojnë për Vizën Speciale të Emigrantit.
Ky vendim vjen pas incidentit të së mërkurës, kur një ish-anëtar i një njësie të mbështetur nga CIA u akuzua për qëllimin e dy ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare në Washington, D.C., njëri prej të cilëve vdiq më vonë./abcnews
UEFA sqaron pse nuk u dha penallti në rastin e Ezes
Barcelona në ndjekje të talentit të PSG-së
Begaj në 75-vjetorin e Aviacionit Ushtarak: Nga transformimi...
Thellohen përplasjet mes SHBA-së dhe Gjermanisë
Publikohet formacioni i javës në Ligën e Kampionëve
Tetë të lënduar në një aksident në Gllarevë