
A lot of cigarettes.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka hyrë në fuqi ligji që ndalon shitjen e produkteve të duhanit për personat nën moshën 21 vjeç.
Kjo është bërë e ditur nga “Food and Drug Administration” në faqen e saj zyrtare. Javën e shkuar, presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi ligjin e rij, ku përcaktohej edhe mosha minimale për lejimin e blerjes së produkteve të duhanit. Trump e cilësoi këtë vendim, si një prej pikave kryesore në paketën e tij të ndryshimeve.
Ditën e sotme, FDA theksoi në faqen e saj zyrtare në internet: “Tashmë është e ndaluar për çdo shitës që të tregojë produkte duhani për këdo që është nën 21 vjeç. FDA do të japë të tjera detaje për këtë, sapo çështja të nisë të aplikohet”.
Rritja e moshës ligjore për të blerë produkte të duhanit në Shtetet e Bashkuara nga 18 në 21 shënon një arritje të madhe shëndetësore publike për Shtëpinë e Bardhë.
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media