Departamenti amerikan ka thënë se miratimi i raportit të Qeverisë së Republikës Serbe më 2004, për gjenocidin në Srebrenicë përbën një hap të madh drejt pajtimit.
“Mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Republikës Serbe më 14 gusht është hap në drejtim të gabuar”, ka thënë ky Departament.
“Tentimet për të kundërshtuar apo ndryshuar raportin për Srebrenicën janë pjesë e përpjekjeve tjera për të rishikuar faktet e luftës së kaluar, për të kundërshtuar historinë dhe për të politizuar tragjedinë. Është në interesin e qytetarëve të Republikës Serbë për të ndryshuar trendin e nderimit të kriminelëve të luftës si heronj, dhe ajo duhet të sigurohet se krimet e tyre do të vazhdojnë të kundërshtohen publikisht”.
Votimi i 14 gushtit për të kundërshtuar raportin e vitit 2014 ishte inicuar nga lideri i serbëve të Bosnjës, presidenti Milorad Dodik, përpjekja e të cilit është cilësur si tentim për të fuqizuar fushatën e tij, pak para zgjedhjeve të përgjithshme në muajin tetor.
Dodik ka kundërshtuar vendimet e gjykatave për krime lufte, të cilat kanë vërëtetuar se mizoria në Srebrenicë përbën gjonocid.
Teksa ka pranuar se krimi është kryer, Dodik ka thënë se numri i të vrarëve është rritur në raportin e vitit 2004 dhe se në të duhet të kenë qenë të përfshirë edhe viktimat serbe.
Parlamenti është pajtuar për të formuar një komision të pavarur ndërkombëtar, i cili do të vërtetojë dëmet e të gjithë personave në rajonin e Srebrenicës.
Osmani takohet me Presidentin e Emirateve, forcojnë bashkëpu...
AUV bllokon qumështin për foshnje “Beba Supreme” 800 gram
Hungaria drejt zgjedhjeve në pranverë, Trump mbështet hapur ...
Gjykata i jep të drejtë ushtarakes së FSK-së, Ministria e Mb...
Tragjedia e familjes shqiptare në Itali, ambulanca u vonua p...
Goditi një këmbësor në Fushë Kosovë, arrestohet e dyshuara