Shtëpia e Bardhë ka kërkuar nga Irani që menjëherë të lirojnë protestuesit e burgosur.
“Administrata Trump është thellësisht e shqetësuar nga raportet se regjimi iranian ka burgosur mijëra qytetarë gjatë javës së kaluar, të cilët ishin angazhuar në protesta paqësore”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë, transmeton portali arbresh.info
Në deklaratë thuhet se disa protestues të burgosur janë duke u “torturuar”, ndërsa ata që ndodhen në paraburgim janë edhe më shqetësues.
“Ne nuk do të qëndrojmë të hedhur në kohën kur diktatura iraniane shtyp të drejtat themelore të qytetarëve të saj”, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë,Sarah Sanders.
Trazirat e dhunshme të nxitura nga ankesat ekonomike shpërthyen në dhjetra qytete iraniane mes 28 dhjetorit dhe 1 janarit, duke lënë të vdekur të paktën 21 persona./arbresh.info/
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...