Një person është arrestuar mbi dyshimin se ka bërë kërcënime ndaj institucioneve të hebrenjëve, ka deklaruar FBI.
Juan Thompso ‘besohet se ka shkaktuar kaos, duke shpenzuar qindra orë të policisë dhe burimeve për zbatimin e ligjit”, tha Komisioneri NYPD James P O’Neill, transmeton portali arbresh.info.
Sipas zyrtarëve, besohet se ai ka bërë tetë kërcënime ndaj qendrave të komunitetit hebre, duke pretenduar se kërcënimet po i bënte ish e dashura e tij.
Ai është arrestuar në Misuri dhe pritet të dalë para gjykatës.
Kërcënimet e bëra me email janë bërë në janar dhe në shkurt të këtij viti, por ai gjithashtu është akuzuar për dërgimin e një emaili kërcënues edhe në zyrat anti-shpifje.
Në email thuhet se ish e dashura e tij, e referuar nga FBI si viktima numër 1, është thënë ‘se sulmi me bombë do të bëhet nesër’.
Të nesërmen zyrja ka pranuar një telefonatë mbi pretendimet se lënda plasëse ishte vendosur brenda ndërtesës.
Të paktën 100 kërcënime telefonike janë bërë në institucionet e hebrenjëve që nga fillimi i vitit, ndërsa tri zona me varreza hebraike janë vandalizuar./Arbresh.info
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...