Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka kërkuar nga Serbia që ta mbajë paradën më të madhe në Evropë “EuroPride2022”, për të drejtat e komunitetit LGBT.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kishte njoftuar ditë më parë se parada do të anulohet për shkak të problemeve të brendshme në Serbi. Njoftimi ishte përcjellë me kritika brenda.
“Liritë e tubimit paqësor dhe të shprehjes janë komponentë thelbësorë të një demokracie të shëndetshme. Ne i bëjmë thirrje Serbisë të rinovojë angazhimin e saj për të pritur #EuroPride2022. Të drejtat LGBT janë të drejta të njeriut”, ka shkruar sekretari amerikan në Twitter.
Pos kritikave për anulimin, ka pasur edhe mbështetje. Një protestë e madhe e organizuar të dielën në Beograd grumbulloi mijëra njerëz që kërkonin mbrojtjen e vlerave ortodokse dhe familjare.
Për sa i përket të drejtave të komunitetit LGBT, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian po kërkojnënga Serbia që të mbahet kjo paradë – diçka që Kisha Ortodokse Serbe e kundërshton.
Shembet ndërtesa në veriun e Libanit, 5 të vdekur
Moti sot në Shqipëri
Në Speciale nga sot palët do të paraqesin fjalën përfundimta...
Moti sot vranët dhe me riga shiu
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...