SHBA-ja ka lansuar një valë të sulmeve ajrore ndaj rebelëve Houthi në Jemen, ka thënë presidenti i ShBA-së, Donald Trump, i cila ka deklaruar si arsye sulmet e grupit të armatosur ndaj anijeve në Detin e Kuq.
“Të financuar nga Irani, banditët Houthi kanë hedhur raketa në drejtim të aeroplanëve amerikanë dhe kanë shënjestruar trupat tanë dhe të aleatëve tanë”, ka shkruar Trump në platformën “Truth social”.
Sipas tij, “pirateria, dhuna dhe terrorizmi” i Houthive ka kushtuar “miliarda dollarë” duke ka vënë në rrezik jetët.
Kurse, ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Houthit ka theksuar se të paktën 31 persona janë vrarë dhe 101 tjerë janë plagosur në sulmet e të shtunës.
Mediat ndërkomnëetare sapoetojnë se grupi ka paralajmëruar kundërpërgjigje ndaj sulmeve amerikane.
Houthit kanë fajësuar SHBA-në dhe Britaninë se kanë shënjestruar ndërtesa banimi në kryeqendrën e Jemenit, Sanaa./rtk
Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Za...
Lajçak dorëhiqet si këshilltar i kryeministrit sllovak, pas ...
Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP
Qytetarët e “zhytur” në kredi, Gërxhaliu: Është koha kur duh...
Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq
Limi lë shtëpinë më të madhe në vend