Policia në qytetin Noksvill të shtetit Tenesi njoftoi se ishte thirrur në një shkollë të mesme lokale, pas njoftimeve për sulm me armë zjarri, ku njoftohet se kanë mbetur të vrarë disa viktima.
“Ka pasur njoftime për disa viktima nga armë zjarri, ndër ta edhe një polic i Departamentit Policor të Noksvillit. Në këto momente vazhdojnë hetimet,” tha policia e qytetit përmes një postimi në Twitter.
Pamjet e transmetuara nga kanalet televizive lokale tregojnë ekipe policore dhe të reagimit të shpejtë duke rrethuar shkollën e mesme Austin-East në pjesën lindore të qytetit.
Kanali lokal 10 News njoftoi fillimisht se shkolla ishte nën urdhra të situatës emergjente maksimale dhe se më pas prindrit ishin njoftuar të shkonin të merrnin fëmijët./voa/
Kolegët e arsimtarit që rrahu nxënësin nesër me protestë
Romano paralajmëron një “verë të nxehtë” nga Rea...
ZYRTARE/ Albin Krasniqi rikthehet tek Prishtina
LVV publikon agjendën e aktiviteteve në shënim të 19-vjetori...
Pacolli: Kërkesa e Prokurorisë për dënim me 45 vite burgim n...
Kërkesa e Prokurorisë në Hagë, Kurti: Çdo përpjekje për t’i ...