John Lewis, lider i lëvizjeve për të drejtat civile dhe më vonë edhe si kongresmen amerikan, ka humbur jetën në moshën 80 vjecare.
Lewis ishte njeri nga gjashtë liderët për të drejtat civile, ku ishte i përfshirë edhe Martin Luther King Jr. Ai gjithashtu kishte ndihmuar në organizmin e marshit të njohur në mars të vitit 1963 në Uashington, shkruan arbresh.info

Si kongresmen ishte demokrat nga Xhorxhia dha ka përfaqësuar një zonë ku përfshihej kryesisht qytetit i Atlantas.
Në dhjetor të vitit 2019, Lewis bërë të ditur se është diagnostikuar me kancer të shkallës së 4 në pankreas.

“Unë kam qenë në një lloj lufte për lirinë, barazinë dhe të drejtat themelore njerëzore gati gjatë gjithë jetës,” ka thënë ai në një komunikatë të lëshuar në dhjetor. “Unë kurrë nuk jam përballur me një luftë të heshtur si kjo që kam tani.”
Gjatë lëvizjeve për të drejtat civile, Lewis gjithashtu ishte edhe bashkëthemelues i Komitetit Koordinues jo të dhunshëm të Studentëve.
Lewis ishte i vetmi folës nga marshi, që kishte mbijetuar deri në korrik të vitit 2020./arbresh.info/
Messi shënon me kokë nën tribunën “Leo Messi” në...
Irani pretendon se ka rrëzuar tre aeroplanë amerikanë
Hamza uron Pashkët: Paqe, mirësi, qetësi shpirtërore dhe shu...
Haradinaj kujton masakrat në Rrezallë, Llovcë e Llapqevë: Pl...
Haxhiu bën homazhe në Rezallë: Krimet e Serbisë nuk do të ha...
Rama: Negociatat me BE-në vijojnë, së shpejti lajme shumë të...