SHBA heq fondin për refugjatët palestinezë

21:40 | 1 Shtator 2018
M. A.

“Shtetet e Bashkuara po i japin fund të gjitha fondeve për agjencinë palestineze të refugjatëve të OKB’së”, njoftoi Departamenti i Shtetit i SHBA.

Organizata ‘Agjencia e Ndihmës dhe Punës së Kombeve të Bashkuara (Unrwa)’ u përshkrua si “e parregullt me të meta”.

Ndërkohë administrata amerikane ka shqyrtuar me kujdes çështjen dhe nuk do të japë kontribute shtesë në Unrwa. Këtë njoftim e dha zëdhënësja Heather Nauert.

Më vonë, një zëdhënës i presidentit palestinez Mahmoud Abbas tha se masa ishte një sulm kundër popullit të tij.

“Një dënim i tillë nuk do të ketë sukses të ndryshojë faktin se Shtetet e Bashkuara nuk kanë më një rol në rajon dhe se ajo nuk është pjesë e zgjidhjes”, tha Nabil Abu Rudeina për Reuters.

Ai shtoi se vendimi ishte një sfidë e rezolutave të OKB’së.

 

Shpërndaje në rrjete sociale