Ndërsa Korea e Veriut ka intensifikuar testet balistike, Shtetet e Bashkuara kanë hapur një bazë të re ushtarake në Korenë e Jugut.
Bëhet fjalë për një “qytet të vogël” amerikan që ka kushtuar 11 miliardë dollarë, i pajisur mes të tjerash me 4 shkolla, 5 kisha, dyqane të markës “Taco Bell” dhe “Burger King”.
“E kemi ngritur nga hiçi. Punimet do të përfundojnë në vitin 2021”, ka deklaruar kolonel Scott W. Mueller, komandant i garnizonit Camp Humphreys.
Baza në fjalë është një ndër projektet më të mëdha të infrastrukturës ushtarake jashtë territorit të Shteteve të Bashkuara.
Sipas “Washington Post”, ky projekt është realizimi i një dëshire të hershme të ushtrisë amerikane për të spostuar selinë qendrore të tyre jashtë Seulit, transmeton tch.
Një dëshirë që daton 30 vjet më parë, që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Negociatat për zhvendosjen e shtabit zhvillohen prej vitesh, por probleme politike dhe kostoje kanë ngadalësuar procesin.
Por tashmë ëndrra po kthehet në realitet, me 25 mijë vetë, ushtarakë dhe familjarë të tyre, që do të banojnë në të.
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...