Gripi e ka mbërthyer keq Amerikën këtë sezon, duke i shtyrë ekspertët e shëndetësisë që të flasin për një epidemi po aq të rëndë sa ajo e gripit të derrit 9 vjet më parë.
Raporti më i fundit qeveritar tregon se 1 në 13 vizita tek mjeku javën e kaluar ishin për temperaturë, kollë e simptoma të tjera të lidhura me gripin, nivel ky i cili nuk ishte parë më që prej vitit 2009. Ai madje kapërcen shifrat e çdo sezoni dimëror gripi që prej vitit 2003, kur administrata amerikane ndryshoi mënyrën e matjes së kësaj sëmundjeje.
Sezoni i sivjetshëm nisi shpejt dhe përhapi me shpejtësi një lloj aq të keq gripi sa i ka mbushur spitalet me njerëz e ka shënuar më shumë vdekje sesa viruse të tjera gripi të zakonshëm. Ajo që befason në mënyrë të veçantë ekspertët është intensiteti afatgjatë i tij, duke i shtyrë shumë mjekë të mendojnë se ky është sezoni më i ashpër i gripit që është parë prej dekadash të tëra.
Një përhapje shqetësuese e tij është shënuar në pothuajse të gjitha shtetet amerikane, me përjashtimin e Hauait dhe Oregonit, ndërsa numri i shtrimeve në spital vazhdon të rritet./TCH/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit