SHBA fut në listën e zezë tankerin iranian

10:19 | 31 Gusht 2019

Departamenti i Thesarit amerikan ka futur në listën e zezë cisternën iraniane për të cilën pretendon se po përdoret për të dërguar naftë në Siri.

Adrian Darya 1, i njohur më parë si Grace 1, u ndalua nga autoritetet britanike në Gjibraltar në korrik pasi u dyshua se lëvizte naftë në Siri duke shkelur sanksionet e BE-së, transmeton portali arbresh.info.

Ajo u lirua më parë këtë muaj, pasi Irani dha garanci që nuk do të zbrazë ngarkesën në Siri.

Shtetet e Bashkuara kanë tentuar që nga atëherë, pa sukses për të sekuestruar anijen sërish.

Kapja e saj fillestare ndezi një krizë diplomatike midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Iranit, i cili bëri që Irani të kapte një cisterna nafte me flamur britanik dhe suedez, Stena Impero, në Gji.

Në një deklaratë, Thesari i SHBA tha se Adrian Darya 1 ishte duke u përdorur për të transportuar 2.1 milionë fuçi naftë bruto iraniane për të mirën e Gardës Revolucionare të Iranit – një degë e forcave të armatosura të vendit që SHBA e ka përcaktuar një organizatë terroriste./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara