Pentagoni njoftoi se ka nisur procesin e përjashtimit të Turqisë nga projekti F-35, për shkak të blerjes së sistemit kundërajror rus S-400.
“Përkundër kësaj, SHBA vazhdon t’i jap rëndësi të madhe strategjike partneritetit me Turqinë”, thuhet në deklaratën e Pentagonit.
Më herët, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) thanë se pjesëmarrja e mëtejshme e Turqisë në programin F-35 ishte “e pamundur” për shkak të blerjes së sistemit kundërajror rus S-400.
“Vendimi i Turqisë për të blerë sistemin rus të mbrojtjes kundërajrore S-400 pamundëson pjesëmarrjen e saj të vazhdueshme në programin F-35”, tha në një deklaratë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Grisham.
“F-35 nuk mund të bashkëjetojë me platformën ruse të grumbullimit të dhënava të zbulimit që do të përdoret për të gjurmuar aftësitë e saj të avancuara”, shtoi ajo.
Ajo vuri në dukje se si aleatët e NATO-s, SHBA dhe Turqia vazhdojnë të ndajnë marrëdhëniet që janë në “shumë drejtime, dhe jo ekskluzivisht të fokusuara në programin F-35”.
“Marrëdhëniet tona në nivel ushtarak janë të forta dhe ne do të vazhdojmë të punojmë intensivisht me Turqinë, por megjithatë, duke pasur parasysh kufizimet e pranisë së sistemit S-400 në Turqi”, tha Grisham.
Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi se është duke vazhduar mbërritja e sistemit mbrojtës S-400, që i është blerë Rusisë.
Marrëveshja e arritur nga Turqia dhe Rusia për blerjen e sistemit kundërajror S-400 ka shkaktuar kritika të ashpra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjë që ka çuar në tensione në marrëdhëniet SHBA-Turqi. Washingtoni zyrtar thotë se S-400 do të rrezikojë pozicionin e Turqisë në projektin e avionit luftarak F-35.
Turqia thotë se sistemet S-400 nuk do të përfshihen në sistemet e NATO-s dhe nuk do të rrezikojnë në asnjë mënyrë aleatët. Ankaraja zyrtare propozoi formimin e një komisioni të përbashkët të ekspertëve me detyrën për të përcaktuar nëse çështja S-400 shkakton probleme teknike.
Kurti në shkrimin për 1 maj merret me opozitën: S’i votuan 2...
Bllokada e Ngushticës së Hormuzit po hap rrugë tokësore alte...
Diaspora 12 ditë afat për t’u regjistruar si votues
Seancat ndaj Thaçit dhe të tjerëve kundër administrimit të d...
KQZ cakton 10 ditë e 7 orë fushatë për zgjedhjet e 7 qershor...
Kurti: Punëtori është shtylla e parë e shtetndërtimit tonë, ...