Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara synojnë të ndërtojnë arsenalin e tyre të armëve bërthamore për të ushtruar presion mbi Kinën dhe Rusinë.
Duke folur për gazetarët, ai tha se Rusia ka shkelur traktatin e Forcave Bërthamore të Mesme, të cilin ai ka kërcënuar ta braktisë, transmeton portali arbresh.info
Rusia e ka mohuar këtë.
Traktati i epokës së Luftës së Ftohtë ndaloi raketat me rreze të mesme, duke zvogëluar kërcënimin e perceptuar sovjetik ndaj kombeve europiane.
Trump thotë se SHBA do të ndërtojë arsenalin e saj “deri sa njerëzve t’u vijnë mend në kokë”.
Ndërkohë, këshilltari i Sigurimit Kombëtar, John Bolton ka zhvilluar bisedime në Moske, pasi Rusia dënoi planin e SHBA-vë për braktisjen e kësaj marrëveshje./arbresh.info/
BQK: Remitancat arritën 1.42 miliard euro në 2025
58% e të burgosurve pa gjyq, raporti i Këshillit të Europës ...
Reali kontakton përfaqësuesit e Konates
Trafikonte armë zjarri në Tiranë, arrestohet 27-vjeçari nga ...
Aksion në Prishtinë, 15 gjoba për shitësit ilegalë
I kërkuar në të gjithë Europën, arrestohet shqiptari në Ital...