Shtetet e Bashkuara pritet të njoftojnë rihapjen e kufijve tokësorë me Kanadanë dhe Meksikën për udhëtarët plotësisht të vaksinuar duke filluar nga muaji i ardhshëm.
Kufijtë kanë qenë të mbyllur për udhëtarët që nga marsi i vitit 2020 për shkak të pandemisë COVID-19.
Heqja e kufizimeve për udhëtarët e zakonshëm në kufijtë tokësorë vjen vetëm disa javë pasi administrata e Presidentit Biden njoftoi se do të lejojë shtetasit e huaj të vaksinuar plotësisht, që udhëtojnë me avionë, të hyjnë në ShBA duke filluar nga muaji i ardhshëm. Data e saktë e hyrjes në fuqi të rregullave të reja nuk është përcaktuar.
Administrata e Presidentit Biden ka qenë nën presion nga ligjvënësit amerikanë, si dhe Kanadaja dhe Meksika, për të hequr kufizimet, të cilat ata thonë se kanë ndarë familjet dhe i kanë privuar Shtetet e Bashkuara nga miliarda dollarë të ardhura nga turizmi./VOA/
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...