Ushtrimet e përbashkëta ushtarake që përfshijnë SHBA-të dhe Korenë e Jugut do të rifillojnë me 1 prill në një shkallë të ngjashme me vitet paraprake, njofton Departamenti Amerikan i Mbrojtjes.
Këtë vit, stërvitjet vjetore, të njohura si “Foal Eagle” dhe “Key Resolve”, ishin vonuar për të shmangur çdo përplasje me Lojërat Olimpike Dimërore 2018 në Pyongchang, Korenë e Jugut, në shkurt, transmeton portali arbresh.info.
“Ushtrimet tona të kombinuara janë të orientuara në mbrojtje dhe nuk ka arsye për Korenë e Veriut për t’i parë ato si një provokim”, thuhet në deklaratën e Pentagonit, duke shtuar se Phenianin u informua për orarin dhe natyrën e stërvitjeve.
Zyrtarët e Koresë së Jugut thanë se stërvitjet e këtij viti, ndryshe nga vitet e mëparshme, nuk do të përfshinin bartës të aeroplanëve ose bombarduesve të armëve bërthamore të SHBA./Arbresh.info/
Kombëtarja e Kosovës prezanton fanellat e reja, bie në sy ko...
Haxhiu: E mirëpres prezantimin e rezolutës në Kongresin Amer...
“Monitor”: 18% e punëtorëve në Kosovë mezi e mbyllin muajin ...
“Regres me gjyqësorin”, BE pezullon të gjitha pagesat financ...
Barcelona ia rinovon kontratën Flickut
Kërcënoi të shpërthente bombë në Rinas, SPAK dërgon në gjyka...