Shtetet e Bashkuara duket se po ndryshojnë kursin në politikën për Afganistanin. Ata po kërkojnë bisedime direkte me talebanët radikal-islamikë.
Madje, një takim mes të dërguarve të qeverisë amerikane dhe talebanëve në Afganistan duket se ka përfunduar me “sinjale shumë pozitive”, raporton Reuters.
Më parë kishin raportuar “Wall Street Journal” dhe “New York Times” duke iu referuar burimeve të talebanëve, se para rreth një jave, disa përfaqësues të islamikëve me të dërguarin amerikane për Azinë Jugore, Alice Wells dhe diplomatë të tjerë ishin takuar në Katar. Departamenti Amerikan i Shtetit nuk i hodhi poshtë njoftimet.
Që para dy javësh, “New York Times” kishte raportuar se administrata e Donald Trumpit kishte udhëzuar diplomatët kryesorë për të kërkuar bisedime direkte me talebanët për t’i dhënë fund luftës në Afganistan. Deri më tani, Uashingtoni kishte theksuar se talebanët duhet të negocionin me qeverinë në Kabul. Një proces paqeje duhet të zhvillohet nën drejtimin afgan. Islamikët e refuzojnë dialogun me qeverinë afgane si një qeveri marionetë.
Në qershor, talebanët dhe qeveria e Kabulit arritën të mbanin një paqe treditore. Luftëtarë talebanë të paarmatosur dhe ushtarë shiheshin bashkë në rrugët e Kabulit dhe qytete të tjera. Një armëpushim i ri parashikohet më 22 gusht./tch/
Detaje nga vrasja në Lezhë, gjenden veshjet e përdorura nga ...
Belgjikë, rreth 17 mijë fëmijë kanë prindër të burgosur
Realizohen 46 inspektime, ndalohet puna në 17 vendpunishte t...
Rregulli i ri pritet t’i ‘sakatojë’ futbollistët që mbulojnë...
Zbulohen mbetje mortore në Krushë të Vogël – dyshohet për pe...
Reuters: Kosova në kulm të krizës politike