Një i pastrehë në New York ka sulmuar një grua myslimane pranë një degë të ‘Donuts Dunkin’ duke i hedhur asaj kafen e nxehtë dhe duke e quajtur terroriste.
Nathan Gray thuhet se i tha viktimës 21-vjeçare se i ‘urrente myslimanët’ dhe kërcenoi se do ta vriste, transmeton arbresh.info.
Zyrtarët menjëherë e kanë arrestuar personin në fjalë dhe u akuzua për sulm për nxitje të urretjes.
Sipas punëtorëve në Dukin’ Donuts sulmuesi ka hyrë në dyqan dhe ka kërkuar një filxhan kafe.
“Unë i dhashë kafen dhe ai filloi të fliste për terrorizëm, por më pas është larguar nga unë dhe është ulur pranë disa garve myslimane”, ka thënë punëtorja që e kishte shërbyer me kafe të pastrehin.
“Më pas ai ka derdhur kafen dhe i ka quajtur ato terroriste”, shtoi ajo.
Ky është sulmi i tretë brenda një javë ndaj komunitetit mysliman në New York. Që nga fitorja e Donald Trump në SHBA është rritur ndjeshëm numri i sulmeve raciste. /Arbresh.info
Aksident i rëndë në Mejë të Gjakovës
SHBA ul tarifat për Indinë në 18 përqind/ Kusht që të ndërpr...
Pas “Memories”, Gjesti nis përgatitjet për këngë...
Aktakuzë kundër dy personave për marrje dhe dhënie të ryshfe...
`Diella` fiton çmimin e parë për përdorimin e inteligjencës ...
BE: Procesi i dialogut nuk dëmtohet për shkak të Lajçakut